Turqi, lokja 107-vjeçare fiton betejën kundër COVID-19

Advertisment

Lokja 107-vjeçare, Havahan Karadeniz e cila trajtohej në një spital në Stamboll të Turqisë për shkak se ishte infektuar me koronavirus të ri (COVID-19) ka fituar betejën ndaj virusit.

Karadeniz, para një jave kërkoi ndihmë në spital pasi kishte kollë dhe temperaturë të lartë. Pas testimit ajo doli pozitiv ndaj COVID-19.

Reklame

Pas trajtimit 107-vjeçarja u shëruar dhe u lirua nga spitali. Karadeniz nga spitali e mori stërnipi i saj, Melih Çırağ. Ajo nga spitali u përcoll me duartrokitje nga ana e personelit shëndetësor.

– “Trajtimi më i mirë, izolimi, qëndrimi në shtëpi”

Kryemjeku i Spitalit në Stamboll, prof. dr. Özgür Yiğit, në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se ashtu si gjithë bota edhe Turqia është ndikuar nga kjo pandemi, duke shtuar se për momentin janë duke luftuar me këtë sëmundje me metoda aktuale të kurimit.

“Tani kemi ilaçe efektive. Është i mundshëm shërimi nga kjo sëmundjeje nëse filloni trajtim të përshtatshëm me diagnoza të sakta”, u shpreh ai.

Ai më tutje vuri në dukje se ashtu siç është shprehur ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, “Izolimi, qëndrimi në shtëpi dhe mbrojtja nga distanca” është trajtimi më i mirë.

– “Askush mos të dalë nga shtëpia”

Ndërkohë stërnipi i 107-vjeçares Karadeniz, Çırağ tha se mosha e lokes së tij në letërnjoftim është 98 ndërsa mosha e saj e vërtetë është 107-vjeçare.

Ai shpjegon se pasi testi i babait të tij ndaj koronavirusi doli pozitiv, ata e kanë dërguar edhe loken e tyre në spital për ta testuar. “Edhe ajo rezultoi pozitive. Ajo menjëherë duhej të shtrohej në spital për shkak të moshës. Falënderojmë të gjithë personelin e spitalit, Ministrinë e Shëndetësisë. Askush mos të dalë nga shtëpia”, u shpreh Çırağ.

Havahan Karadeniz falënderoi të gjithë, duke u shprehur e kënaqur nga trajtimi që ka marrë.