Turqi, regjistrohen 95 viktima të reja nga Covid-19

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 1 101, me 95 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Koca shtoi se numri i rasteve të konfirmuara arriti në 52 167, me 5 138 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ai shkroi në Twitter se deri tani janë shëruar 2 965 pacientë.

Koca gjithashtu shtoi se në 24 orët e kaluara janë kryer 33 170 teste të COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera në vend ka arritur në 340 380.

Aktualisht, nën kujdes intensiv po trajtohen 1 626 pacientë.