Turqia blerësi më i madh i ar mëve gjermane: Merkel paralajmëron ndalimin e shitjes

28

Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia e gjermane e lajmeve DPA, Turqia është blerësi më i madh i a rmëve që prodhohen në Gjermani.

Vetëm në tetë muajt e parë të vitit 2019, Gjermania i ka shitur 250 milionë euro ar matim Turqisë. Kjo paraqet shifrën më të lartë që nga viti 2005.

Pavarësisht se Turqia është blerësi kryesor, kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi këtë javë se shteti i saj do të ndalojë shitjen e a rmëve për Turqinë. Këtë paralajmërim Merkel e bëri si kundërshtim ndaj of ensivës ushtarake të Turqisë në territorin e Sirisë që nga Ankaraja zyrtare u tha se operacioni kishte dy qëllime, i pari krijimi i një zone të sigurt në të cilën planifikohet kthimi i qindra-mijëra refugjatëve nga Siria që qëndrojnë në qytete të ndryshme të Turqisë derisa qëllimi i dytë sipas zyrtarëve turq është luftimi i t errorizimit.

Pas nisjes së aksionit ushtarak të autoriteteve turke në Siri, Bashkimi Evropian miratoi një rezolutë që ka për qëllim vendosjen e një limiti për shitjen e armëve për Turqinë nga shtetet anëtare të BE’së.