Turqia dëbon shtetasin e Maqedonisë së Veriut të robëruar në Siri

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një tjetër i Gjermanisë, të cilët kanë qenë pjesëtarë të Shtetit Islamik, janë dëbuar nga Turqia në vendet e tyre, kumtoi Ministria turke e Punëve të Brendshme.

Ata kanë qenë të robëruar në Siri, si pjesëtarë të SHIsë.

Reklame

Qeveria në Ankara paralajmëroi se do të vazhdojë të kthejë pjesëtarë të robëruar të SHIsë në vendet e tyre amë edhe krahas kundërshtimit të disa shteteve evropiane, transmeton agjencia Anadolia.

Sipas të dhënave të MPBsë turke, vitin e kaluar nga Turqia janë dëbuar 780 pjesëtarë të SHIsë në vendet e tyre.