Turqia dërgon ndihma mjekësore në Afrikën e Jugut kundër Koronavirusit

Një avion ushtarak i Turqisë është nisur për në Afrikën e Jugut për të dërguar ndihma me furnizime mjekësore në mbështetje të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, Turqia po vazhdon të dërgojë furnizime mjekësore në vendet që kanë nevojë për luftën kundër COVID-19, me porosi të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

“Avioni i Forcave të Armatosura Turke kësaj radhe po fluturon drejt Republikës së Afrikës së Jugut. Avioni ynë i tipit A-400 M, i përgatitur në Aeroportin Erkilet në Kayseri, u nis drejt Republikës së Afrikës së Jugut për të dërguar ndihmë me furnizime mjekësore, përfshirë maska, dezinfektues dhe veshje mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Turqia deri më tani ka dërguar ndihma në dhjetëra vende në mbështetje të luftës kundër koronavirusit, përfshirë SHBA-në, Italinë, Britaninë, Spanjën, Somalinë, Libinë, si dhe vendet e rajonit, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.