Turqia ‘fortifikon’ kufirin për të mos lejuar kthimin e emigrantëve në vend

Pas krizës së refugjatëve në kufirikin turko-grek, Turqia duket se ka marrë masa të rrepta duke vendosur 1 mijë efektivë policie në kufi.

Me mijëra emigrantë të cilët ndodhen në territorin mes dy kufive kërkojnë kalimin për në Evropë.

Reklame

Por Greqia po bën rezistencë të fortë për të mos lejuar kalimin e tyre, madje duke përdorur dhe gaz lotsjellës.

Sipas BBC, forcat shtesë, 1 mijë efektivë policie do të vendosen pranë lumit Meric.

Por Bashkimi Evropian nuk bie dakord me politikat që Turqia ka zgjedhur të ndjekë për t’i bërë ballë fluksit të emigrantëve.

Kujtojmë se shteti turk ka hapur portat për kalimin e tyre drejt evropës. Ndërkohë BE i ka ofruar Greqisë 700 milion euro për t’i bërë ballë këtij fluksi.

Qeveria greke njofton se që prej ditës së shtunë (29 shkurt), autoritetet kufitare kanë ndaluar kalimin e të paktën 34 mijë personave, ndërsa 244 prej tyre janë arrestuar.