Turqia goditet nga një tërmet prej 5.2 shkallësh Rihter

Advertisment

Një tërmet prej 5.2 shkallësh Rihter goditi Turqinë të dielën, njoftojnë autoritetet për menaxhimin e fatkeqësive në vend.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti goditi rajonin e Marmaris, që gjendet në provincën jugore të Muglas në Turqi – ndërsa nuk u raportua për të lënduar.

Reklame

Bëhet e ditur se dridhjet u dëgjuan edhe në qytetin e Izmirit dhe në provincat përreth.

Ndryshe, vetëm disa ditë më parë Turqia u godit nga një tërmet prej 5.7 shkallësh Rihter, ku mbetën të lënduar tre persona. /Telegrafi/