Turqia goditet nga tërmeti, regjistrohen disa lëkundje në 12 orë

A seismologist poses for the media as he points to a seismographic graph showing the magnitude of the earthquake in Japan, on a monitor at the British Geological Survey office in Edinburgh, Scotland March 11, 2011. The biggest earthquake on record to hit Japan struck the northeast coast on Friday, triggering a 10-metre tsunami that swept away everything in its path, including houses, ships, cars and farm buildings. REUTERS/David Moir (BRITAIN - Tags: DISASTER ENVIRONMENT) - RTR2JR7P

Një tërmet me magnitudë 5,5 ballë goditi brigjet jugperëndimore të Turqisë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Mugla në orën 7:31 të mëngjesit.

Vatra e goditjes ka qenë 14.85 km thellësi, më i madhi mes 131 pas-goditjeve të raportuara pranë së njëjtës zonë në 12 orët e fundit.

Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çataklı tha në një postim në Twitter se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima./abcnews.al