Turqia konfirmon vd ekjen e parë nga koronavirusi

Turqia ka konfirmuar vd ekjen e parë nga koronavirusi në vend, pasi një pacientë 89 vjeçar ndërroi jetë sonte, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 51 raste të tjera të koronavirusit u diagnostifikuan, me çka numri i të prekurve nga ky virus u rrit në 98.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila merret me grumbullimin e rasteve të reja të koronavirusit, në mbarë botën nga mbi 197 mijë raste të konfirmuara numri i vd ekjeve ka tejkaluar shifrën 7 900, ndërsa mbi 81 mijë të tjerë janë shëruar.

Numri i rasteve aktive është mbi 107 mijë, 93 për qind e të cilëve janë në gjendje stabile dhe 7 për qind në gjendje kritike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur Evropën epiqendër të re të koronavirusit të njohur zyrtarisht si COVID 19, pasi fillimisht epiqendra ishte qyteti kinez Wuhan, ku në muajin dhjetor për herë të parë u shfaq virusi.