Turqia mban 20 minuta në ajër avionin ku udhëtonte ministri i jashtëm grek

Advertisment

Autoritetet turke mbajtën në ajër për gati gjysmë ore avionin qeveritar grek, që transportonte Ministrin e Punëve të Jashtme Nikos Dendias, mbi kufirin turko-irakian.

Episodi shënon një tjetër incident diplomatik mes Turqisë dhe Greqisë, marrëdhëniet e të cilave vijojnë të mbeten të tensionuara prej përplasjeve në Mesdheun Lindor.

Reklame

Mediat greke raportojnë se incidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të mërkurës (14 tetor), pak orë para Samitit.

Avioni që po transportonte ministrin Dendias ishte nis nga Bagdati drejt Athinës. Pilotët normalisht kishin marrë lejet e kërkuara nga autoritetet turke, por në momentin kur avioni grek mbërriti në kufi ata kishin refuzuar të miratonin lejen e fluturimit të dhënë tashmë.

Kështu që avioni qëndroi në ajër për njëzet minuta, pasi ekuipazhi u përpoq të kontaktonte autoritetet turke. Më në fund, sipas informacionit, pas protestave nga pala greke dhe kërcënimeve për karburant të pamjaftueshëm, turqit dhanë leje për një destinacion të ndërmjetëm dhe më vonë për destinacionin përfundimtar./ Opinion.al