Turqia paguan pagat e 3 milionë punëtorëve në mes të pandemisë

Advertisment

Turqia ka paguar pagat e 3 milionë punonjësve për të shpëtuar kompanitë në mes të bllokimit nga koronavirusi i ri (COVID-19), njoftoi ministrja turke e Punës, Zehra Zümrüt Selçuk, raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 268.000 kompani kanë aplikuar për shtesën afatshkurtër të punësimit, të cilën qeveria e paralajmëroi në fillim të këtij muaji për të zvogëluar rezultatet e pandemisë, shkroi në Twitter minisrja Selçuk.

Reklame

“Ne mbështesim punonjësit tanë dhe punëdhënësit duke mobilizuar të gjitha burimet tona”, tha ajo.

Ajo theksoi se 40 për qind e aplikimeve vijnë nga sektori i prodhimtarisë, 15 për qind nga shitësit me pakicë dhe shitësit me shumicë, 12 për qind nga hotelet dhe ndërmarrjet ushqimore, 6 për qind nga sektori arsimor dhe 27 për qind nga firmat e ndryshme.

Si pjesë të ndihmës, qeveria do të paguajë 60 për qind të pagave të stafit për një periudhë prej tre muajsh brenda intervalit prej 1.752 Lira turke (255 dollarë) deri në 4.381 lira (640 dollarë).

Qeveria gjithashtu do të paguajë një kompensim ditor prej 39,24 lira (5,7 dollarë) për një periudhë prej tre muajsh për punëtorët që janë detyruar të marrin pushime papagesë.

Javën e kaluar, vendi ua ndaloi punëdhënësve që të pushonin nga puna punëtorët gjatë pandemisë së COVID-19 për një periudhë tre mujore.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi arriti në 2.017 që nga e diela, me 86.306 raste deri më sot.

Pas shfaqjes herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht më të goditura janë Evropa dhe SHBA.