Turqia po dërgon lu ftëtarë sirianë për të ndihmuar Azerbajxhanin?

Advertisment

Turqia po dërgon lu ftëtarët rebelë sirianë për të mbështetur Azerbajxhanin, teksa konflikti me ar meninë vijon të përshkallëzohet. Këtë e kanë deklaruar dy rebelë sirianë, ndërsa Ankaraja zotohet të rritë mbështetjen për aleatin e saj.

Përleshjet mbi territorin e Karabakut janë më të rëndat që nga viti 2016, me raporte për dhjetëra vd ekje dhe qindra të pl agosur.

Reklame

Ambasadori i ar menisë në Moskë tha të hënën se Turqia kishte dërguar rreth 4,000 lu ftëtarë nga Siria veriore në Azerbajxhan, për lu ftime, një pohim i mohuar ky nga ndihmësi i Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Zyrtarë ar men gjithashtu thanë se ekspertët ushtarakë turq, po lu ftonin së bashku me Azerbajxhanin në Nago-Karabak, një rajon malor i shkëputur i Azerbajxhanit i drejtuar nga ar menët etnikë, dhe se Turqia kishte siguruar dronë dhe aeroplanë lu fte.

Azerbajxhani i mohoi akuzat ndërsa Turqia nuk bëri komente, megjithëse zyrtarë të lartë duke përfshirë Presidentin Tajip Erdogan, kanë premtuar mbështetje për Bakunë.

Të dy lu ftëtarët, nga grupet rebele të mbështetura nga Turqia në zonat e Sirisë veriore nën kontrollin turk, thanë se po vendoseshin në Azerbajxhan në koordinim me Ankaranë raporton reuters.

Por dy lu ftëtarët nuk pranuan të përmenden për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

“Nuk doja të shkoja, por nuk kam para. Jeta është shumë e vështirë dhe e varfër, ”, tha për reuters një lu ftëtar që kishte lu ftuar në Siri për Ahrar al-Sham, një grup që Turqia ka mbështetur.

Të dy burrat thanë se u ishte thënë nga komandantët e brigadave të tyre siriane se do të fitonin rreth 1,500 dollarë në muaj, një pagë e madhe kjo për Sirinë, ku ekonomia dhe monedha janë rrënuar.

Njëri prej tyre deklaroi se ai e kishte rregulluar detyrën e tij me një zyrtar nga Ushtria Kombëtare Siriane (SNA) e mbështetur nga Turqia në Afrin, një rajon i Sirisë veriperëndimore të kapur nga Turqia dhe aleatët e saj rebelë Sirianë dy vjet më parë.

Lu ftëtari tjetër, nga milicia Jaish al-Nukhba e lidhur me SNA, tha se atij iu tha se gati 1.000 sirianë ishin vendosur të futeshin në Azerbajxhan. Rebelë të tjerë, të cilët gjithashtu nuk pranuan të përmendeshin, dhanë shifra midis 700 dhe 1000 trupa.

Të dy burrat, të cilët folën me Reuters javën e kaluar, thanë se ata prisnin të dërgoheshin në 25 Shtator, për të ruajtur objektet por jo për të lu ftuar.

Hikmat Hajiyev, një ndihmës i politikës së jashtme të Presidentit Azerbajxhanas Ilham Aliyev tha se ishte “marrëzi e plotë” të thuhej se lu ftëtarët sirianë po vinin për të ndihmuar vendin e tij:

“Forcat tona të ar matosura kanë personel dhe forcat rezervë janë më se të mjaftueshme”.

Në vitet e fundit, Turqia ka projektuar fuqi në rritje jashtë vendit me inkursione në Sirinë dhe Irakun fqinj, si dhe mbështetje ushtarake për qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në Libi.

Turqia ka deklaruar së fundmi se është e gatshme të sigurojë mbështetje për Azerbajxhanin, me të cilin ajo ka lidhje të forta historike dhe kulturore dhe drejton projekte të përbashkëta të energjisë.