Turqia, shembull në botë për luftën kundër koronavirusit

Turqia është bërë shembull për botën në përpjekjen kundër tipit të ri të koronavirusit (Kovid-19).

Njëzetë e gjashtë vende, ndër të cilat edhe Italia, Kina, Irani, Turkmenia, Vietnami, Koreja e Jugut, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë kërkuar informacion dhe eksperiencë nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë në lidhje me luftën kundër epidemisë së koronavirusit, pasi ajo ka treguar një sukses në këtë fushë.

Reklame

Ndërkaq 7 vende i kanë përcjellë Turqisë kërkesat për të blerë pajisjen vendore të diagnostikimit (analizë e shpejtë dhe efektive), që është prodhuar nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me Kovid-19.