Turqia shpall orë policore të kufizuar për dy fundjavat e ardhshme

Advertisment

Turqia do të detyrojë një bllokim të kufizuar në shkallë vendi gjatë fundjavave të ardhshme, për të frenuar koronavirusin e ri, pas rritjes së vazhdueshme të numrit të të infektuarve gjatë dy javëve të fundit.

Bllokimi i parë, për një periudhë gjashtëorëshe, do të vendoset të shtunën në të 81 qytetet e vendit, gjatë kohëzgjatjes së një provimi të shkollës së mesme”, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve duke cituar Ministrinë e Brendshme.

Reklame

Ndalimi i udhëtimeve do të jetë në fuqi në fashën orare 09:00 – 15:00 të shtunën.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se bllokimi ka për qëllim të shmangë turmat, ndërsa personat shkojnë e kthehen nga provimi.

Bllokimi i dytë do të vendoset më 27 dhe 28 qershor, që përkon me provimin e pranimit në universitet, për të njëjtën periudhë gjashtëorëshe.

Të përjashtuar nga ndalimi janë ata që do të shoqërojnë studentët në qendrat e provimeve, si edhe personat që kanë blerë tashmë një biletë për udhëtime ndërqytetase.