TURQIA SYNON QË EKSPORTET NË 2020 TË ARRIJNË NË 190 MILIARDË DOLLARË

172
Advertisment

Kreu i Shoqatës së Eksportuesve Turq (TIM), Ismail Gülle, ka deklaruar se Turqia në vitin 2020 synon eksporte me vlerë prej 190 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të shoqatës TIM, eksportet e vendit arritën në 180.46 miliardë dollarë, duke shënuar një ngritje historike në vitin 2019.

Gülle gjithashtu tha se pjesa e produkteve të teknologjisë së lartë është duke shënuar rritje në eksportet e përgjithshme të vendit.

Ai tha se sipas shifrave aktuale, eksportet këtë muaj u rritën me 5 për qind krahasuar me janarin e vitit 2019.

Duke iu referuar normave të interesit, Gülle tha se, “Turqia duhet të ul normën e interesit në nivelin njëshifror për shkak të qëndrueshmërisë”.