Trump ndërpret marrëdhëniet me OBSH-në: Është kukull e Kinës

Advertisment

Presidenti Amerikan Donald Trump ka njoftuar pak më parë se do të ndërpresë marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe shkak për këtë është menaxhimi i epidemisë së të koronavirusit.

Duke folur nga ‘Rose Garden’, Trump tha se sjellja e keqe e Kinës është e njohur në të gjithë botën, duke shtuar se Pekini ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara gjatë dekadave.

Reklame

Trump fajësoi “keqpërdorimin e qeverisë kineze” për përhapjen e koronavirusit. Dhe për këtë fajëson OBSH-në.

“Ne ia bëmë me dije reformat që duhet të ndërmerrte, por OBSH refuzoi të vepronte. Për këtë arsye ne sot i japim fund marrëdhënies sonë me OBSH dhe fondet që ishin caktuar për të do të drejtohen në vende të tjera të botës ku ka nevoja emergjente për shëndetin publik. Bota ka nevojë të marrë përgjigje nga Kina për koronavirusin. Duhet transparencë”, deklaroi Trump.