U ekzekutua nga ish-bashkëshorti teksa hante bukë, kjo është 23-vjeçarja që u vra në Fier

Vajza që shihni në foton e siguruar nga Top Channel është 23-vjeçarja Sabrina Benga, e cila u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e prindërve të saj, nga ish-bashkëshorti, 31-vjeçari Elton Metaj.

Nënë e një vajze të mitur do të përcillet sot për në banesën e fundit, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e autorit të krimit që tronditi mbarë opinionin publik.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, teksa Elton Metaj kishte shkuar në banesën e prindërve të saj dhe e ka qëlluar duke ngrënë bukë.

Autori i krimit, Elton Meta njihej si një person problematik. Top Channel ka mësuar gjithashtu se më 20 shtator të vitit të kaluar, 31-vjeçari ka marrë peng familjarët e viktimës. Është dashur ndërhyrja e policisë që të liroheshin personat e marrë peng. Ndërkohë po një vit më parë ai u gjykua për 3 akuza: armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe pengmarrje.