U largua nga Shkëndija e Tetovës, mbrojtësi shqiptar firmos në Suedi

Advertisment

Mbrojtësi i Kombëtares maqedonase dhe ish-i i Shkëndijës ka gjetur ekip të ri. I larguar vetëm pak ditë më parë nga Tetova, Egzon Bejtullai ka arritur marrëveshjen me Helsinborg IF në Suedi.

Mbrojtësi 26 vjeçar ka firmosur deri në vitin 2022 dhe është prezantuar zyrtarisht nga klubi suedez.

Reklame

Në fjalët e tij ai është shprehur i lumtur për marrëveshjen e arritur dhe premton inpenjim maksimal me klubin e ri. “Jam shumë i lumtur që gjeta dakordësinë me klubin.

Helsinborg është një klub i madh dhe mbështetësit gjithashtu. Dua që të bëj më të mirën duke kënaqur fansat me lojën time”, tha mes të tjerash 26 vjeçari.

Më herët Bejtullai ka luajtur me Teteks dhe Shkëndijën e Tetovës dhe me këta të fundit ka fituar dy tituj kampion si dhe Kupën e Maqedonisë, duke luajtur edhe në kualifikueset e Ligës së kampioneve.