U ndaluan tubimet në ambiente të mbyllura, besimtarët myslimanë në Turqi i shpërfillin urdhrat

Advertisment
HTML Image as link

Në rajonin Gaziantep në juglindje të Turqisë, ka shpërthyer një “konflikt” brenda një xhamie ku kishin marrë pjesë besimtarët që ishim mbledhur dhe njëherit anëtarët e fondacionit Furqan”, që kundërshtuan urdhrat e policisë.

Duke marrë parasysh që Turqia është në izolim total dhe ndër tjerash ndalon tubimet në ambiente të mbyllura, anëtarët e organizatës Furqan kishin shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin e Recep Tayyip Erdoganit dhe partisë së tij, transmeton Telegrafi.

Reklame

Lideri i organizatës ka bërë të ditur se ndalesat e tubimeve në xhami, nënkuptojnë njëherit edhe mohimin e lirive fetare. E si shenjë proteste, anëtarët e organizatës ishin mbledhur në një prej xhamive të Gaziantep për ta falur “akshamin”, duke u zotuar se do të respektojnë masat e distancës fizike dhe bartjen e maskës brenda xhamisë.

Megjithatë, pa kaluar shumë kohë, forca të shumta të policisë u futën në xhami duke urdhëruar besimtarët që të shpërndahen. E kur ata refuzuan ta bëjnë një gjë të tillë, u përleshën me policinë që u detyrua të përdor sprej për sy për të shpërndarë turmën. Mediat turke raportojnë se policët që kanë përdorur sprej dhe gaz lotsjellës janë suspenduar.

Ndryshe Turqia i është nënshtruar izolimit më të rreptë që do të zgjasë tri javë. Si pjesë e masave të reja epidemiologjike, zyrtarët e këtij vendi kanë ndalur tubimet e besimtarëve brenda xhamive.

E udhëtimet brenda vendit do të jenë të mundura me leje të veçanta – kurse transporti publik do të funksionojë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve. /Telegrafi/