U përfol se po ndodhë në Veri të Mitrovicës, por si prodhohet Bitcoini?

Opozita ka ngritur një çështje problematike se në veri të vendit është duke u prodhuar Bitcoini.Konkretisht, nga PDK-ja, deputeti i këtij subjekti, Xhavit Haliti ka kërkuar hetime nga Qeveria Kurti për prodhimin e kriptovalutave nga serbët në veri.

“Kam informata që në veri të Mitrovicës janë disa qendra dhe disa vende ku prodhohen bitcoin që shpenzon shumë energji. Unë po besoj që edhe në jug e veri ka njerëz që prodhojnë bitcoin në marrëveshje me njëri tjetrin. Puna e parë e Qeverisë është me konstatu se të gjithë këto shpenzime po bëhen nga shpenzimet e qytetarëve që jetojnë në veri apo po bëhen nga grupe kriminale. Për me prodhu bitcoin shpenzimet e rrymës janë enorme”, është shprehur ai.

Reklame

Mirëpo, si kryhet procesi i prodhimit?

Hackerë të ndryshëm janë duke shfrytëzuar fuqinë e kompjuterave për të gjeneruar në mënyrë të fshehtë monedha virtuale me shpresën për të bërë para ndërsa çmimi i Bitcoin ka kaluar vlerën e 6,000 dollarëve./Botapress/