U përjashtua partia opozitare që ishte për koalicion tre palësh

Advertisment

Urim Saliu

“U injoruam nga Besa” kështu tha Sela pas koalicionit me Alternativën që sot edhe zyrtarisht u bë publike.Por ai zgjodhi partinë që ishte kundër koalicionit tre palësh.Alternativa ishte kundër fund e krye dhe Sela e di më mirë se çdokush por përjashtoi Besën që ishte për koalicion tre palësh.

Reklame

Në fakt që në momentin kur në kombinatorika hyri Alternativa ,dihej epilogu i koalicionit.Që atë moment dihej se njëra nga Besa ose Alternativa nuk do bënte pjesë aty për shkak të kontradiktave të thella .

Çështja ishte se kujt do t’i hidhej faji se e pengonte bashkimin opozitarë .

Njëra nga të tria bashkë ishte si druri që i kanë vënë shenjën për t’a prerë dhe pritej një moment i përshtatshëm për ta eliminuar nga koalicioni,mbase përmes marrëveshjeve të fshehta . Në vend që të dëgjoheshin brohoritjet e fitores ,dikush edhe kësaj rradhe e ndali këtë shpresë.

Në vend të mijëra votave që mund t’i shtoheshin bllokut opozitar ,sërish koalicionet e pazakonshme u shpërfaqën ,për interesin e atyre që më mirë e dijnë protagonistët që zbehën edhe kësaj rradhe shanset e fitores së madhe. BDI pak më përtej bën llogaritë e veta dhe e sheh sërish në favor të vetin këtë përçarje dhe fitoren e rradhës. Dihej poashtu koalicioni dy palësh por nuk dihet pse Sela për arsyet që vetëm ai i di zgjodhi partinë e Gashit?!.

Jashta mbeti opozita e vërtetë ,ajo që nuk ishte bërë kurrë pjesë e asnjë kombinatorike qeveritare.

Mbeti vetëm partia e pushtetit dhe e opozitës të bëjnë frontin e përbashkët dhe absurd kundër pushtetit njëra prej të cilave është pushteti vetë. Opozita kurrë nuk mund të jetë më e papastërt se pushteti dhe kjo goditi rëndë euforinë e njerëzve . Sela kishte shansin e fitores por u rreshtua në anën e gabuar jo pse zgjodhi Gashin ,por zgjodhi koalicion me pushtetin .Tani beteja e tij do jetë e ashpër në dy kahje.

Ta mund BDI në ose pas 12 Prillit ai do përballet me revoltën brenda kampit të tij .