U pushua nga puna për shkak të koronavirusit, fiton 3 milion dollarë në llotari

Një 20 vjeçar në Adelaide të Australisë, ka fituar një lotari prej 3 milionë dollarësh, pak kohë pasi u përjashtua nga puna, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

U pushua nga puna për shkak të koronavirusit, fiton 3 milionë dollarë në një lotari
20-vjeçari, identiteti i të cilit mbetet i panjohur,

do të marrë rreth 20,000 dollarë australian në muaj, përgjatë 20 viteve të ardhshme, shkruajnë mediet australiane.

“Ne jemi një familje e re dhe kemi një fëmijë, kështu që kjo lotari do të na ndihmojë për pjesën tjetër të jetës sonë. Kohët e fundit kam humbur dhe punën time për shkak të virusit korona, kështu që fitimi i lotarisë më ka ndihmuar së tepërmi.

Isha stresuar shumë kohët e fundit, por tashmë jam shumë i lumtur” u shpreh i riu.