U spekulua për arr estim, Fali Ramadani në zonën VIP të Santiago Bernabeut!

Gazetaria po përjeton kohëra të vështira me avansimin e rrjeteve sociale dhe mungesë e rregullave strikte për ndëshkimin e lajmeve të pakonfirmuara, që publikohen nga media të ndryshme që duke ‘vrapuar’ pas senzacionales, shkelin parimet e tyre profesionale për grumbullimin e fakteve për atë që shkruajnë.

Kështu, nëse sot bazohemi te ajo që thuhet në një pjesë të mediave maqedonase, e më pas edhe shqiptare dhe më gjerë, menaxheri shqiptar Fali Ramadani gjendet në bu rg në Spanjë.

Reklame

E vërteta e vetme e gjithë kësaj është se Ramadani vërtet për momentin gjendet në Spanjë, por në vend të bu rgut ai mbrëmë shijoi zonën VIP të stadiumit Santiago Bernabeu ku u përballen Real Madridi dhe Manchester City.

Në fakt, Fali Ramadani ka patur këto ditë punë me ligjet spanjole, por për faktin se është i paraqitur si banor i Anglisë dhe Gjermanisë, derisa familja e tij jetojnë në Majorka të Spanjës dhe vetë Ramadani pa vetëdije ka kaluar kufirin e 180 ditëve.
Mësohet se avokatët punojnë në pastrimin e këtij rasti, i cili sipas informatave të afërta me Fali Ramadanin në rastin më të keq mund të përfundojë me gjobë në të holla.

Gjithsesi, derisa mediat e painformuara e ‘bu rgosin’, Ramadani shijoi live super duelin Real Madrid vs Manchester City.