U zgjodh president i SHBA, mediat amerikane zbulojnë sa para ka Joe Biden

Advertisment

Joe Biden, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka një pasuri me vlerë 9 milion dollarë, raportuan mediat amerikane, duke iu referuar vlerësimeve të revistës Forbes.

Në fillim të fushatës presidenciale të këtij viti, Biden prezantoi situatën financiare për 2016, 2017 dhe 2018 dhe, bazuar në atë raport, Forbes vlerësoi pasurinë e tij në 9 milion dollarë.

Reklame

Mediat amerikane deklarojnë se duke fituar zgjedhjet, pasuria e tij me siguri do të jetë më e madhe.

Ndërsa përparonte në karrierën e tij që nga fundi i viteve 1990, të ardhurat e Biden u rritën nga 42,500 dollarë në 174,000 dollarë në vit, sipas arkivave të Senatit.

Kur u zgjodh zv.president i Barack Obama, një pozicion që e mbajti për 8 vjet, ai mori një ngritje shtesë dhe filloi të fitonte afërsisht 230,000 dollarë në vit, ndërsa si President i Shteteve të Bashkuara do të fiton 400,000 dollarë në vit.

Dy shtëpi me vlerë katër milion dollarë

Biden dhe gruaja e tij Jill filluan të fitojnë para të konsiderueshme vetëm kur ai u largua nga detyra në 2017.

Kur Biden publikoi raportet financiare në korrik 2019, u pa që ai dhe gruaja e tij fituan më shumë se 15 milion dollarë në 2017 dhe 2018.

Shumica e atyre parave vijnë nga kontrata me shumë libra, vlerësuar në 8 milionë dollarë, por familja Biden bëri shumë para duke mbajtur fjalime në situata të ndryshme dhe në ngjarje të ndryshme.

Portali Town & Country i referohet Forbes, i cili shkruan se dy shtëpitë e Biden në shtetin e Delaware janë me vlerë katër milion dollarë, se ai ka aq më shumë para dhe investime, si dhe se ka rreth një milion dollarë nga pensioni shtetëror.