U zhvesh para revizorëve, ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale mund të dënohet me 400 euro

Advertisment

Ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva është ëvnë në shënjestër të mediave vebndase për shkak të paraqitjes saj jo etike gjatë prezantimit të raportit PPS-së në Entin për Revizion

Katica Janeva, ish-prokurorja speciale dhe e akuzuar në rastin Reket ka shkaktuar incident në Entin shtetëror për revizion kur ka filluar të zhveshët në të brendshme, përderisa revizorët kanë prezantuar raportet nga revizioni për punën financiare të PPS-së. Është përgatitur edhe shkresë për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, por Janeva ka refuzuar të nënshkruajë.

Reklame

Nga Enti për Revizion për TV21 pohojnë se Janeva është thirrur që të i prezantohet raporti revizor për PPS. Atje ka qenë i pranishëm edhe prokuror nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. Për shkak të incidentit, është ndaluar prezantimi.

Ndërkohë, gjoba për Katica Janevën parashikohet të jetë nga 100 deri në 400 euro, pasi ajo u zhvesh në të brendshmet në Entin Shtetëror të Revizionit të mërkurën e kaluar. Policia ka përpiluar procesverbal për kundërvajtje, ndërsa ish-shefja e PSP-së po ndiqet penalisht në bazë të Ligjit kundër shkeljeve të rendit dhe qetësisë publike.

Neni 4:/“Ai i cili me grindje, të shara, bërtitje ose sjellje të pahijshme dhe të paturpshme, e shkel rendin dhe qetësinë publike do të gjobitet në shumën prej 100 deri në 400 euro në kundërvlerë të denarit”

Më 3 qershor, Janeva nga arresti shtëpiak u soll në Entin Shtetëror të Revizionit për të inspektuar raportin e revizorëve të cilët e analizuan mënyrën e shpërndarjes së shpërblimeve të larta në ish PSP-në. Përveç punonjësve të ESHR-së, në mbledhje mori pjesë edhe një prokuror i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Sipas avokatëve të Janevës, ajo është shqetësuar. Ka kërkuar avokatë ose përfaqësues nga Avokati i Popullit.

Nuk i është lejuar, kështu që në shenjë revolte është zhveshur. Sipas informacioneve të Alsat, revizorët kanë gjetur mospërputhje në mënyrën se si Janeva i ka shpërndarë shpërblimet mijëra euroshe si për prokurorët special ashtu edhe për punonjësit e tjerë në PSP. Shtesat për konfidencialitetit për katër vite ishin me mijëra euro. Më shumë para sipas kësaj ka marrë Katica Janeva edhe atë 157 mijë euro. Prokurorët e tjerë si shpërblime kanë marrë nga 70,000 deri në 100,000 euro. Revizorët zbuluan se Janeva mënyrën e përllogaritjes së shtesave e ka klasifikuar si sekret. Padi kundërvajtëse për shpërblimet në PSP paralajmëroi edhe Komisioni Kundër Korrupsionit, pasi prokurorët nuk i kanë raportuar shtesat në pyetësorët që ata i kanë dorëzuar në këtë Komision.