Ua nxinë jetën mjekëve dhe i degdisën në Gjermani, tani Rama ka një thirrje ndaj studentëve të mjekësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Arben Gjata kanë bërë një thirrje publike për ccdo profesionist që ka lidhje me fushën e mjekësisë.

Ata i kanë kërkuar që të japin ndihmën dhe kontributin e tyre në këto ditë të vështira për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Por edhe pse Manastirliu pranon se mund ta përballojnë këtë situatë, thirrja e saj sërish duket e sforcuar.

Kjo për arsye që ccdo shqiptar është i vetëdijshëm. Mjekët dhe infermierët e rinj i kanë bërë gati me kohë valixhet dhe janë larguar nga Shqipëria. Shumica e tyre janë larguar drejt Gjermanisë dhe për shkaqe të ditura.

Në një kohë kur pagat për personelin mjeksor janë në nivel qesharak, kushtet janë jashtë standarteve dhe punësimet bëhen akoma me mik, studentët nuk gjetën dot hapësira në vendin e tyre për të ushtruar profesionin denjësisht.

Nën administrimin e personave partiakë, kushtet nëpër spitale u bënë akoma më të vështira aq sa të gjithë morën arratinë pa e kthyer kokën pas.

Dhe duket se sot, kur të gjithë janë degdisur shteteve të botës dhe iu shërbejnë vendeve të huaja, politikanët u kujtuan për ta. /albeu.com/