UÇK në e njollosën disa përfitues dhe matrapaz të paturpshëm

Advertisment

Ejup Berisha

UQK-në e keqpërdorën e degraduan dhe po e njollosin përfituesit e luftërave të viteve 1999/2000/2001 që ndodhën në trojet shqiptare. Këta janè njerëzit që u rritën u ngritën dhe u pasuruan me famën e UQK-së e cila për ta bëri dhe po bën gjithcka e këta përfitues për UQK-në nuk bënë dhe nuk po bëjnë asgjë.

Reklame

Këta të fundit nuk janë UQK të njëjtit sot janë e keqja më e madhe apo kanceri i saj ndërsa UQK e vërtetë janë heronjtë e vërtetë të saj që dhanë para, derdhën gjak, i lanë gjymtyrët e sakatosën trupin e shpirtib si dhe dhanë më të shtrenjtën për kombin e atëdheun jetët e tyre.Ndërsa përfituesit shkuan i veshën rrobat e UQK-së u fotografuan me to për një qast dhe ja mësyn kolltuqeve të pushtetit.

Filluan të vjedhin dhe përvetsojnë gjithcka që nuk është e tyre derisa sot pasuria a tyre llogaritet me miliona euro apo dollarë e familjet e invalidëve dhe të heronjëve të rënë të luftërave të fundit të kombit nuk kanë asnjë mundësi për të bërë një jetë normale njerëzore. Derisa fëmijët dhe familjarët e përfituesve të luftës luajnë me mija e dhjetmija euro në jetën e përditshme familjarët e heronjve të gjallë dhe të vdekur të UQK-së nuk dinë se si dhe ku të gjejnë zgjidhje për problemet dhe nevojat e tyre të rëndomta njerëzore.

Turp për shoqërinë shtetin dhe Qeverinë që i kanë lënë në hije apo në mjerim kontribuesit më të mëdhej të luftrave qlirimtare.Këta mohues të kontributit të luftarëve të vërtetë ka gjasa që Perendia ti dënoj sepse kontributi i luftëtarëve të vërtetë është turp dhe shumë mëkat të mohohet apo dhe të nëpërkëmbet. Prandaj një komb që e lejon mohimin dhe nëpërkëmbjen e kontributit të luftëtarëve të lirisë nuk meriton as liri e as pavarësi por nuk ka edhe kurrfar ardhmërie të ndritur. Kjo në fakt është realiteti që po na ndodh ne edhe pas njëzet vitesh luftë asnjë nga idealet e këtyre luftërave nuk u realizuan.

A e dini pse sepse disa shkelën mbi sakrificat dhe gjakun e luftëtarëve, të dëshmorëve dhe heronjëve të luftërave qlirimtare.

Prandaj mos të ju vie vështirë nëse është krijuar opinion negativ për luftërat e UQK-së sepsepër këtë kanë kontribuar disa përfitues dhe matrapaz që kur janë në vështërsi thirren pa ndërpre në emrin dhe famën e UQK-së e kur janë rehat dhe jetojnë nga luksi i stërtepruar të cilit nuk ja dinë fundin të cilin ua ka mundësuar kontributi dhe luftërat e UQK-së këta e shqelmojnë bile edhe mundohen që ta zhdukin UQK-në Prandaj averzionin dhe opinionet e këqija ndaj UQK-së i kanë nxitur përfituesit dhe matrapazët e paturpshëm dhe të pacipë në emrin dhe kontributin e UQK-së e këta që përfituan nuk krisën asnjë plumb apo luftën e njohin vetëmse nga filmat televiziv.Turp Turp Turp!!!!