Udhëtarët nga Kosova të ak sidentuar në Serbi nisen për në Slloveni

Sot në orët e mëngjesit kompania Zhitia Tourist njoftoi se janë rrugës për në Slloveni, pas ak sidentit të mbrëmshëm, ku një autobus i kësaj kompanie u rrokullis në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.

Kjo kompani njoftoi se nëntë personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

Qeveria e Kosovës, me anë të një komunikate në Facebook ka thënë se një zyrtar i tyre ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes.

“Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.