Udhëtoi pesë orë për ta kuptuar se i dashuri që kishte gjetur në internet ishte 12-vjeç

199
Advertisment

Një zonjë nga Nigeria nuk mund ta fshihte zhgënjimin e saj.
Ajo udhëtoi në një distancë pesë-orëshe për të takuar të dashurin e saj që kishte takuar në internet, duke kuptuar se po bisedonte me një 12-vjeçar, transmeton lajmi.net.

Zonja e kishte takuar ‘dashnorin’ e saj në internet. Të dy shkëmbyen numrat dhe filluan të bisedojnë në WhatsApp.

Ajo u besoi fjalëve simpatike të vogëlushit. Madje, nuk mund të besonte se sa pjekur shkruante fëmija.

Zonja nigeriane besonte se pasi të duronte udhëtimin e gjatë 5 orë nga Calabar në Enugu ajo do të kalonte kohë cilësore me njeriun e ëndrrave të saj.

Takimi në internet ka qenë një normë me rritjen e tanishme të njerëzve që kanë qasje në internet.