UEFA: Deri të premten pritet largimi i Real Madrid, Man Cityt dhe Chelseas nga Liga e Kampionëve

Advertisment
HTML Image as link

Anëtari i Komitet Ekzekutiv në UEFA, Jasper Moller në një intervistë të dhënë për “Reuters” ka thënë se deri të premten pritet largimi i gjysmë-finalistëve që do t’i bashkëngjiten Superligës Evropiane.

“Ekipet duhet të shkojnë dhe unë pres që kjo të ndodh të premten”, kështu është deklaruar Moller, transmeton Indeksonline.

Reklame

Gjysme-finalistët që pritet të largohen janë: Chelsea, Real Madrid dhe Manchester City.

Nëse ndodh kjo, PSG shpallet automatikisht e fiton titullin e Ligës së Kampionëve./Indeksonline/