UEFA e konfirmon: Pezullohet ndeshja Danimarkë – Finlandë

UEFA e ka konfirmuar që ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës është pezulluar, pas rënies në tokë pa ndjenja të Christian Eriksen.

“Ne nuk dimë asgjë më shumë përveç se ndeshja është pezulluar për shkak të një urgjence mjekësore për Christian Eriksen”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.