UEFA ndaloi 6 çifte në eliminatoret e Botërorit, në mes tyre edhe Kosovë-Serbi

Edhe pse deri te eliminatoret e Botërorit të ardhshëm, ka edhe 5 muaj, në takimin e fundit të UEFA-s është vendosur që 55 kombëtare të luftojnë për vizën e Botërorit , ndërsa konfirmoi se cilat kombëtaret nuk do të mund të përballen njëra me tjetrën, më shumë për shkaqe politike.

Në këtë mënyrë janë ndaluar 6 çifte: Serbia dhe Kosova, Beh dhe Kosova, Rusia dhe Kosova, Rusia dhe Ukraina, Spanja dhe GJibraltari dhe Armenia dhe Azarbejxhani.

Reklame

Poashtu është vendosur që mos të ketë më shumë se 3 kombëtare në grupin e njëjtë, të cilat kanë vështirësi që të luajnë në kushte dimërore.

Mes tyre janë Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Rusia dhe Ukraina.