UEFA nis negociatat që Euro 2020 të zhvillohet në Britani

Advertisment

Sipas raportimeve në mediat angleze, UEFA tashmë ka nisur negociatat me Britaninë e Madhe që Kampionatin Evropian ta zhvillojë në këtë vend.

Më parë ishte planifikuar që “Euro 2020” të zhvillohet në 12 qytete të ndryshme në Evropë, por për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë turneu është shtyrë për vitin tjetër dhe priten edhe ndryshime të tjera, transmeton KOHA.

Reklame

Daily Mail raporton se UEFA dhe Federata e Anglisë janë në bisedime që i tërë turneu të zhvillohet në Britani të Madhe.

Kjo nënkupton se ndeshjet do të zhvilloheshin në Angli, Skoci dhe Uells.

Ishte paraparë që gjysmëfinalet dhe finalja të zhvillohet në Wembley, Londër. Derisa ndeshja hapëse ishte planifikuar që bëhej në Stadio Olimpico të Romës.