UEFA përgëzon ekipin e Kosovës, 14 ndeshje pa humbje

40

Mbrëmjen e së hënës, Kosova regjistroi një fitore shumë të rëndësishme për kualifikueset e Euro 2020 teksa mposhti në Sofje skuadrën bullgare me rezultatin 3-2 në një sfidë ku në një moment skuadra e Challandes e pa veten në disavantazhin 2-1.

Elbasan Rashani i dha triumfin në ekstrem skuadrës kosovare që për më tepër e çoi në 14 numrin e sfidave pa humbje.

Sigurisht UEFA e ka përmendur këtë arritje të skuadrës kosovare që ka në përbërje lojtarë të rinj e të talentuar si Milot Rashica. në platformat e saj në “Instagram” apo “Facebook”, UEFA vuri në dukje këtë sukses të Kosovës ndaj Bullgarisë. ’14 ndeshje pa pësuar humbje, këta djem meritojnë respektin maksimal-theksohet në profilin “Euro2020” të “Facebook”, ndërsa në “Instagram”, UEFA vë në dukje fitoren e parë të Kosovës në kualifikueset e evropianit të vitit të ardhshëm, pas dy barazimeve në ndeshjet e para.

Me fitoren ndaj Bullgarisë, Kosova arriti në kuotën e 5 pikëve dhe është në vendin e tretë në Grupin A, 1 më pak se Anglia dhe Çekia që do të thotë se është në garë të plotë për t’u kualifikuar në evenimentin më të rëndësishëm kontinental.

Ndërkaq vlen të theksohet se Kosova është edhe fituese e Grupit të saj në Ligën D të Nations league duke fituar të drejtën për të qenë në fazën e “playoffit” të këtij kompeticioni që do të zhvillohet në muajin mars të 2020 pasi të kenë përfunduar edhe kualifikueset pasi do të ketë skuadra që do të sigurojnë vendin për në finalen e Euro 2020 pikërisht nga këto eliminatore