UEFA tregon a do të anulohet Championsi dhe Evropiani, shkaku i koronavirusit

Presidenti i UEFAs, Aleksander Ceferin, ka zbuluar se organi qeverisës i futbollit në Evropë do t’i ndjekë vendimet e shteteve individuale, mes spekulimeve se ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Lyonit do të shtyhet dhe për anulim potencial të Kampionatit Evropian, shkaku i koronavirusit.
Kjo do të thotë se për momentin UEFA ka vendosur të mos i anulojë garat e veta, por do të vazhdojë t’i ndjekë udhëzimet e shteteve.

Ndeshja kthyese mes Juventusit dhe Lyonit në 1 të 8 e finales së Ligës së Kampionëve ishte planifikuar të zhvillohet në Allianz më 17 mars, mirëpo përhapja e koronavirusit e ka vënë në rrezik këtë ndeshje, si dhe zhvillimin e Kampionatit Evropian, që supozohej të zhvillohej këtë verë.

Reklame

Mes të gjitha këto spekulimeve se madje edhe Lojërat Olimpike e kësaj vere mund të anulohen, presidenti Ceferin ka zbuluar se UEFA do t’i ndjekë udhëzimet nga vendet përkatëse për ndeshjet që do të zhvillohen në atë ndeshje.

“Ne jemi duke e ndjekur me kujdes evolucionin e kësaj epidemie. Për momentin nuk kemi anuluar asgjë”, ka thënë Ceferin, gjatë punimeve të Kongresit të 44 të UEFAs, që po mbahet për momentin në Amsterdam të Holandës.

“Por, ne do t’i ndjekim vendimet që do të merren nga shtetet individuale”.

Takimi i Juventusit me Interin të dielën është shtyrë për më vonë, ndërsa përballja e ardhshme me Milanin pritet të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, pa tifozë ta pranishëm në stadium.

Edhe ndeshja mes Juventusit dhe Lyonit mund të zhvillohet pa tifozë në stadium, ndërsa presidenti i Lupnit, Jean Michel Aulas, madje ka sugjeruar që ndeshja të zhvillohet në ndonjë stadium neutral. /Gazeta Express/