UEJL është gati për fillimin e ligjëratave

Advertisment

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se viti akademik 2020/2021, me orar të rregullt të ligjëratave, do të fillojë më 21 shtator (e hënë).

Reklame

Orari i ligjëratave për semestrin dimëror 2020/2021, është publikuar në MySEEU. Procesi i mësimdhënies, do të jetë i kombinuar, që nënkupton mësimdhënie të drejtpërdrejt me studentët që janë prezent në klasë (sipas orareve përkatëse), përderisa studentët që për arsye objektive nuk do të jenë prezent, ligjëratat do të mund t’i ndjekin online.

Linkun për mësimin online e gjeni në Google Classroom, të lëndës përkatëse. Me qëllim të mbrojtjes tuaj dhe tonën gjatë gjithë kohës do të jenë në fuqi rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për veprim gjatë kohë së pandemisë, edhe atë:

matja e temperaturës në hyrje të kampusi, mbajtja e maskës në kampus, mbajtja e distancës në klasa dhe jashtë ,dezinfektimi i duarve në hyrje të çdo objekti dhe mos grumbullimi në grupe.

Nëpër klasa janë të shënuara vendet (ulëset) dhe kapaciteti maksimal. Profesori i lëndës në bashkëpunim me Dekanatet, do të organizojë pjesëmarrjen sipas kapacitetit të paraparë.

Ju lutemi t’i respektoni këto masa, sepse shëndeti dhe siguria e juaj dhe e të punësuarve në Universitet është mbi të gjitha!

Ju dëshirojmë vit të suksesshëm akademik!