Ujë të pijshëm apo për vaditje në Siniçan?! (video)

Advertisment

Tani më një muaj banorët e Siniçanit po rrinë në tenda duke protestuar për ujë të pijshëm. Ndonëse iu premtua që brenda dy javësh do të rifillojnë me ndërtimin e ujësjellësi të fshatit.

Një përpjekje e autoriteteve lokale për të kompletuar dokumentet e projektit të ujësjellësit ka mbetur në “qorrsokak”. Kjo pasi kërkesa e pushtetit qendror për të zgjidhur mosmarrëveshjen është bërë për sistem të vaditjes së tokave. Kryeministri në largim Oliver Spasovski nuk deshi të sqaroj këto detaje.

Reklame

Të gjitha dokumentet që duhej të kompletoheshin janë dorëzuar. Në këtë çështje punojnë si Komuna e Bogovinës ashtu edhe përfaqësues të Qeverisë, çdo ditë janë në komunikim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Ambientit jetësor. Kur të përfundojnë këto procedura do të vazhdohet me punë për të siguruar ujë të pijshëm për këta banorë. Ky është proces që zgjatë, me rëndësi është që janë ulur tensionet ndërmjet banorëve Urviqit dhe Siniçanit dhe ata i kanë shtrirë dorën njëri-tjetrit”-tha Oliver Spasovski, kryeministër në largim.

Nga Komuna e Bogovinës sot nuk u prononcuan për media, por qëndrimi i tyre ishte se një kërkesë të tillë e kanë bërë me udhëzim të Qeverisë. Në vend të kërkesës për ujë të pijshëm ata kanë parashtruar kërkesë më 11 Gusht në Shoqatën Aksionare për Ekonomizim me Ujërat për vaditje në Siniçan. Një ekip ekspertësh do të dalë në teren të martën, por komisioni në fjalë jen nga një institucion që nuk është kompetent për ujin për pije, por për vaditje.

Duke u nisur nga momenti për të treguar vullnetin e mirë për të zgjidhur problemin real të atyre banorëve, thash se do dalin ekspert të angazhuar që të shohin parametrat për ndërtimin eventual të sistemit për vaditje dhe ata njerëz do të dalin të martën, por shpresoj që dalja e tyre te mos keqpërdoret për politizim të mëtejshëm”-pohoi Ilmi Selami, (26.08.20) Drejtor i Ekonomizimit me ujërat.

Derisa Institucionet merren me sqarime kompetencash, u shkel afati i parë, 20 gushti, kur punimet për ndërtimin e ujësjellësit duhet të rinisnin. Një sqarim të tillë ia ka bërë zyrtarisht edhe Komunës së Bogovinës. Kjo e fundit ka dorëzuar një tjetër kërkesë, më datë 21 gusht, por te e dyta e ka hequr pjesën qe i referohej ujit për pije dhe e ka parashtruar atë vetëm për ujë për vaditje. Afati i dytë është 20 shtatorit kur edhe ligjërisht duhet të jetë gjithçka gati rreth projektit për ndërtimin e ujësjellësit, që do të furnizojë me ujë për pije banorët e fshatit Siniçan.

 

Adnan Qaili