Ujëra të ndotura në Jegunoc të Tetovës, stacioni filtrues nuk punon

Advertisment

Ujëra ndotëse në ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë nga mbeturinat industriale, për të cilat konsiderohet se përmbajnë krom gjashtëvalentësh kancerogjen ka këto ditë në afërsi të Jegunovcit të Tetovës, ndërsa pjesë të konsiderueshme të këtyre ujërave derdhen në lumin Vardar, alarmojnë aktivistët ekologjikë në rrjetet sociale, Qytetarët alarmojnë se dukuria e ujërave të këtilla ndotëse është e rrezikshme për truallin dhe për ujin duke pasur parasysh se është materie e cila shkakton ndotje të tyre si dhe sëmundje të kancerit.

“Ai është kromi gjashtëvalentësh i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve dhe shkakton kancer. Duhet të zgjidhet dhe të kryhet mediacion në truallin në Jegunovc për shkak të sasisë së madhe të kromit në truall që është i rrezikshëm për bujqësinë, për ujin që pihet në Jegunovc dhe në Shkup. Për disa vite do të arrijë deri te burimet e Rashçes, ajo materie e lëngshme që u paraqit në rrjetet sociale. Është shumë e rrezikshme dhe duhej të reagohej shumë më parë se sa tani. Mendoj se me vëmendje më të madhe duhet të punohet rreth saj”, deklaroi sot Arianit Xhaferi nga shoqata ekologjike Eko Gerilla.

Reklame

Sllavko Stojçevski, drejtor teknik i fabrikës Jugohrom thotë se në proces të rikonstruimit është stacioni filtrues për trajtim të ujërave ndotëse nga mbeturinat industriale që ndodhet në rrethinë të fabrikës së tyre.

“Deponia me mbeturina industriale është në kompetenca të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, krahas materialeve të tjera të cilat ishin atje është pëlhura bikromatike që në përmbajtjen e vet ka edhe krom gjashtëvalentësh. VIte prapa ka ndërtuar stacion filtrues në rrethinë të fabrikës i cili ka për detyrë t’i grumbullojë të gjitha ujërat e mbetura të cilat janë të kontaminuara t’i sjellë në fabrikë atje t’i pastrojë dhe si të pastra t’i lëshojë në lumin Bistricë dhe më pas në Vardar. Për momentin, për shkak të ndërhyrjeve investuese të stacionit filtrues i njejti nuk punon që prej 25 shtatorit. Për shkak të vjetërsisë, në momente ë caktuara bëhet rikonstruimi në të. Në afat sa më të shpejtë duhet të kryhet rikonstruimi, tender ka shpallur MMJPH dhe kompani të cilat do ta fitojnë tenderin duhet ta montojnë pajisjen dhe më pas ai do të funksionojë dhe do të pakësohen ato ujëra dhe të sigurta do të lëshohen nëpër lumenj”, deklaroi Stojçevski.

Sipas ekologjistëve, nevojitet që trualli, për shkak të ndotjes, t’i nënshtrohet procesit të mediacionit. Ekzistojnë disa procese të mediacionit, përkatësisht të gropohet dhe zëvendësohet me truall tjetër apo ndërkaq fitoremedicioni-pastrimi i truallit me ndihmën e funksionit të bimëve të caktuara.