Uji në fshatrat e Tetovës rr ezik për pije (VIDEO)

Advertisment

Shumica e banorëve të fshatrave të Komunës së Tetovës dhe komunave përreth, konsumojnë ujë të papastërt për pije. Këtë e vërtetojnë analizat e Institutit për Shëndet Publik (ISHP) në Tetovë. Gjatë vitit 2019, 68% nga 99 fshatrat e Komunës së Tetovës bashkë me pesë komunat rurale, ujin e kanë pasur jo të pijshëm, tregojnë të dhënat zyrtare të Institutit për Mbrojtjen e Shëndetit të Tetovës (ISHP).

“Në komunat jashtë qytetit në përgjithësi kemi gjendje të keqe të ujit për pije. Kemi të dhëna për çdo fshat veç e veç. Uji është i papastër për tu pirë.

Reklame

Nga analizat që i kemi bërë, rezultatet tregojnë se 68% e ujit në zonat rurale, në aspektin mikrobiologjik nuk është i sigurt dhe rreth 15 % nuk është i sigurt në aspektin fiziko-kimik”, deklaroi Ratko Davidovski , specialist dhe udhëheqës i IPSH – Tetovë