Ukrainasja me origjinë shqiptare, kthehet të jetojë në vendin e të parëve (VIDEO)

Advertisment

Vendlindje ka Ukrainën, por me kombësi është shqiptare. Quhet Nelly dhe flet shqip. Në një rrëfim Nelly flet për origjinën e saj.

Nelly ka lindur në Karakurt të Ukrainës, por me origjinë është shqiptare.

Reklame

“Nga Korça. Dhe ne flasim vetëm shqip. Kur linda, dëgjoja vetëm shqip. Jo rusisht, jo ukrainisht, vetëm shqip”.

Më vonë Nelly kuptoi që ishte shqiptare ndodhi kur pa që nuk ngjasonte me fëmijët e tjerë.

“Unë jam me flokë të zeza, sy të mëdhenj. Kur më pyesnin nga je ti? Nga cili vend i botës? Ti nuk je nga Ukraina. Unë thosha, po, kam lindur këtu, vetëm se unë jam shqiptare me origjinë”.

Nelly tregon se përmes videokasetave, ajo ka mësuar të kërcejë vallet shqiptare. Ndërsa më pas u diplomua, duke u përfaqësuar pikërisht me Shqipërinë./Top Channel