Ulet çmimi i taksës rrugore për motoçiklistët

Advertisment

Filloi zbatimi i metodologjisë së re me të cilën nga mesnata motoçiklistët do të paguajnë për 40 për qind taksa më të ulëta për rrugë, me çka Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) e realizon paralajmërimin për çmime të reja për taksën rrugore për motoçiklistët.

Vendosja e motoçiklistëve si kategori e re e automjeteve që paguajnë pagesë rrugore është me kërkesë të Federatës së Motoçiklistëve të Maqedonisë, ndërsa për të cilën u miratua Vendim i NP për Rrugë Shtetërore në qershor të vitit 2019.

Reklame

“Motoçiklistët, me dy rrota vitin e kaluar janë përfshirë në kategori të veçantë të automjeteve – kategorinë 1 A, me çka ata që sot paguajnë çmime më të ulëta për 40 për qind për pagesën rrugore në krahasim me automjetet, kumtoi NPRRSH.

Kompensimi për përdorimin e rrugës për motoçiklistët është 20 denarë në pikat pagesore “Petrovec”, “Milladinovc”, “Tetovë”, “Gostivar”, “Gllumovë” dhe “Zhelinë”. Taksë rrugore në shumë prej 40 denarësh paguhet në pikat pagesore “Romanovc” dhe “Stobi”, ndërsa 50 denarë për një drejtim është në pikat pagesore “Sopot” dhe “Otovicë”, ndërsa 60 denarë për një drejtim paguhet në pikën pagesore “Gjevgjeli”.

“Me këtë u korrigjua padrejtësia dekadëshe dhe përfundimisht motoçiklistët paguajnë më pak dhe më lirë se automjetet”, qëndron në kumtesë.