Ulet dukshëm numri i vik timave nga covid, ja të dhënat e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2 704 teste të kryera janë regjistruar 83 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 40 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 259 pacientë, transmeton Alsat.

Reklame

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur dy pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.804 raste, prej të cilëve 146.302 janë shëruar, kurse 5.232 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 3.270 raste aktive me virusin korona.