Ulje drastike e të prekurve me COVID-19, për 24 orë vetëm 88 persona pozitiv

Advertisment

Maqedonia në 24 orët e fundit ka regjistruar më shumë të shëruar se të infektuar. 123 persona e kanë fituar betejën me virusin korona, ndërsa 88 kanë rezultuar pozitiv nga 973 teste të kryera.

Prej tyre, 30 janë në Shkup, 13 në Shtip dhe 11 në Strugë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 8197, ndërsa aktive janë 3486 raste.

Reklame

Numër më të lartë të të shëruarve ka regjistruar Shkupi, përkatësisht 70.

Më raportin e fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 4326. Ministri Filipçe nga Sveti Nikolla tha se ka një rritje të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit në këtë komunë dhe kjo sipas tij lidhet me të infektuarit në Shtip.