UNICEF: Në rritje dhuna ndaj fëmijëve

UNICEF: NË RRITJE DHUNA NDAJ FËMIJËVE

Pandemia shkaktoi shumë probleme në të gjitha sferat dhe pasojat do i shohim në vitet në vazhdim, izolimi dhe restrikcionet e ndryshme që i ballafaquam së bashku si shoqëri i kaluan edhe fëmijët kështu vlerëson Arta Abdullau Psikologe.

Reklame

ARTA ABDULLAHU – PSIKOLOGE

“Ka qenë një stres i shtuar tek prindërit apo tek familjet e ndryshme ku ai frustrim ajo gjendje stresuese nuk ka mund të kontrollohet dhe nuk ka mund të përballohet nga prindërit apo nga antarët të ndryshëm të familjes dhe më tepër është ushtruar dhunë tek pjesa më e ndijëshme dhe e pafajshme si janë fëmijët.

Fatkeqësisht në këtë periudhë pandemike kjo problematikë është vazhdimisht në rritje”.

Abdullau shton se faktor i rëndësishëm në edukimin e një fëmijës e luan edhe roli i babai, i cili fatmirësisht në dhjetë vitet e fundit ka pasur ndryshime.

ARTA ABDULLAHU – PSIKOLOGE

“Më herët ka qenë është marr me familjen dhe gjithë përgjegjësia është hudh tek nëna dhe gjithashtu pas përgjegjësisë ka ardh edhe faji se për gjithcka që ka bë fëmija fajet i ka pasur nëna kurse në këtë kohë fatmirësisht kjo ka ndryshuar dhe është për tu përshëndetur pasi kemi shumë prind apo baballar të cilët vin edhe kërkojnë ndihmë se si të jenë më afër fëmijëve dhe se si ai sip rind ta kryej rolin më mirë”

Ndryshe, globalisht gjatë vitit të kaluar vlerësohet se deri në një milliard fëmijë të moshës 2-17 vjec kanë përjetuar dhunë fizike, seksuale dhe emocionale. Ku e njëjta ndikon në shëndetin dhe mirëqënien e së ardhmes. /tetova1/