Unikkatil bën paralajmërimin e këngës së re dhe thotë se lansohet sonte

Rap-artisti i njohur shqiptar, Unikkatil, sonte (e hënë) pritet të rikthehet me një performancë në Prishtinë.

Përveç kësaj, ai duket se ka njoftuar fansat së fundmi për një projekt të ri muzikor.

Në një postim të shpërndarë në Instagram nga Milani, ai thotë se sonte po vjen edhe një këngë e re.

“Një këngë tjetër e re po get sot”, ka shkruar ai.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme, fansat e të cilit mezi po presin për këtë prurje muzikore.

E fundit këngë e lansuar nga Viktor Palokaj (emri i vërtetë) mban titullin “Po eci”, që e solli në fillim të muajit maj.

Ky projekt ka mbledhur mbi katër milionë klikime dhe në të janë përfshirë edhe ‘diss’-et ndaj kolegëve.