Universiteti Politeknik i Tiranës mbrëmë u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Turqisë

Advertisment

Godina e Universitetit Politeknik të Tiranës është ngjyros mbrëmjen e kaluar nga imazhet e flamurit turk në krah të atij shqiptar, me një urim për 97-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Sipas agjencisë së lajmeve ‘Anadoly’, ndriçimi i godinës së universitetit me rastin e 29 Tetorit, është organizuar nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Reklame

Më 29 tetor të vitit 1923, Mustafa Kemal Atatürk, zyrtarisht shpalli emrin e kombit dhe statusin e vendit si republikë.

Më pas u zhvillua një votim në Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Atatürk, me votim unanim u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Turqisë. Që atëherë, Turqia feston Ditën e Republikës çdo 29 tetor.