Urimi i Xhakës për babanë që do t’jua thyejë zemrën: Sa vuaj kur të shoh duke u plakur

55

“Nuk e ke idenë sesa vuaj kur të shoh dhe ta kuptoj se po plakesh. Je njeriu për të cilin do ta jepja jetën time, urime ditëlindjen babai im!” janë ca fragmente nga urimi emocional dhe zemërthyes i Granit Xhakës për ditëlindjen e babait të tij, Ragipit.

Ragipi, babai i dyshes së famshme shqiptare të futbollit, Granitit dhe Taulantit, sigurisht ka bërë shumë dhe ka vuajtur si një student i ri kosovar i bur.gosur nga pushtuesi serb në Kosovë, prandaj djali i tij i vogël nuk ngurron ta shprehë admirimin dhe dashurinë e madhe që ka për të, shkruan Gazeta Express.

Graniti ka zgjedhur rrjetet sociale për t’ia uruar atij ditëlindjen e 55-të, por nuk mund të pajtohet me faktin se babai i tij po shkon drejt moshës së pleqërisë.