Useini kujton 30 vjetorin e themelimit të PPD-së: Zhelina e liderëve, dje, sot dhe nesër

Kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Liridon Useini ka përkujtuar themelimin e partisë së parë shqiptare në Maqedoni duke përmendur edhe Abdurahman Alitin si kryetar të kësaj partie. Sipas Useinit, Zhelina edhe atëherë, edhe sot, po edhe nesër do të jetë vendi i liderëve të vërtetë.

30 vite nga themelimi i partisë së parë shqiptare PPD.

Kur përmendet PPD-ja si parti e parë shqiptare në Maqedoni, ashtu si çdo banorë i Komunës së Zhelinës edhe unë personalisht jam krenar me bashkëfshatarin tim, pra, me kryetarin e kësaj partie, tashmë të ndjerë z. Abdurahman Aliti. Kokë lartë dhe krenar me rrugëtimin e tij për avansimin e të drejtave të shqiptarëve si dhe larg pamësinë e tij si udhëheqës i partisë së parë shqiptare.

Fatkeqësisht që nuk e kemi në mesin tonë, por fatmirësisht mund ta ndjekim dhe ta vazhdojmë mision e tij.

I bekuar me gjurmët e juaja Lider!

Zhelina gjithmonë me Lider të tillë, atëherë, sot dhe nesër!