Ushqehu shëndetshëm dhe qëndro larg kancerit me fruta arrore

1

Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme ndihmon në përmirësimin e disa proceseve organike si dhe ndihmon që organizmi jonë të jetë shumë larg sëmundjes më të globalizuar në planet, kancerit.

Kur flasim për ushqimin e shëndetshëm, frutat arrore radhiten në shkallën më të lart si “shkop magjik” për shëndetin e njëriut, veçanërisht nëse dëshoni të keni zemër të shëndetshme dhe rrezik më të vogël për tu sëmur nga çfarëdo lloj sëmundje.

Një studim i madh i Shkollës së Harvardit të Shëndetit Publik (HSPH) “Konsumi i mishit të kuq dhe vdèkshmëria” ka arritur në përfundimin se mishi i kuq shoqërohet me rritje prej 13 përqind të rrezikut të vdèkjes dhe zëvendësimi i tij me burimet e tjera të shëndetshme të proteinave e cila ul rrezikun e vdèkshmërisë, me frutat arrore si zgjidhja më e mirë. Studimi ka treguar që zëvendësimi i një vakti të mishit të kuq me një vakt me fruta të arrave zvogëlon rrezikun e vdèkshmërisë për 19 për qind.

Në vendet e zhvilluara, kërkesa për proteina alternative – përtej burimeve tradicionale të mishit, peshkut dhe bylmetit është duke u zgjeruar drastikisht pasi konsumatorët u drejtohen produkteve që i shohin si më të shëndetshëm dhe më miqësorë ndaj mjedisit. Në Britani për shembull, industria e gjalpit të frutave arrore është duke e përjetuar hovin e saj. Të dhënat nga ‘Burimet e Informacionit” në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se shitjet e vlerës në kategorinë e gjalpit arror janë rritur në mënyrë mbresëlënëse për 80% midis viteve 2011 dhe 2018.

Sipas hulumtimit të Allied Market Research, Europa është tregu më i madh për nga zëvendesimi i mishit me burime të tjera të proteinave duke arritur nivelin prej 39% të shitjeve globale. Studime të shumta kanë treguar që ngrënja çdo ditë e kikirikut dhe gjalpit të tij mund të përgjysmojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Rreziku i diabetit gjithashtu mund të zvogëlohet. Përvec kikirikut, gjalpit e lajthisë, bajamet dhe arroret të tjera janë bërë shumë të popullarizuara.

Përparësitë e tjera nga frutat arrore përfshijnë:

Kontrolli i peshës –Proteinat e shumtë dhe fibrat ju bëjnë të ndjeheni full dhe energjik

Yndyrna të mira-Shumica e yndyrës në arrore është e pangopur dhe mund të ndihmojë në stabilizimin e sheqerit dhe insulinës në gjak

Përplot vlera ushqyese –Vitamina E dhe B6, acid folik, niacinë, magnez, zink, bakër, dhe kalium (Kujdes: disa prej tyre kanë të shtuar kripë, sheqer, konservues dhe yndyrna jo të shëndetshme që mund të bëjnë më shumë dëm sesa mire)

Shumësi antiosidantësh- selenium dhe mangan, vitamina C dhe E, si dhe flavonoide, fenole, polifenole dhe substanca të tjera për zemër më të shëndetshme dhe që mbrojnë nga kanceri i zorrës së trashë

Mbanë kolesterolin nën kontroll dhe mbron nga sëmundjet e zemrës -(Rreth 28 gram, ose 2 lugë gjalpë, dy e më shumë herë në javë, është e mjaftueshme për të ndihmuar)

Magnezi -ky mineral është i mirë për nervat, muskujt, eshtrat, sheqerin në gjak, tensionin e gjakut, madje dhe materialin tuaj gjenetik, ose ADN-në)

Të gjitha llojet e frutave arrore, gjalpeve dhe vajrave (shtypje të ftohtë) të prodhuara në formën e tyre më të pastër, pa aditivë, sheqer ose kripë të shtuar në Kosovë mund të gjenden vetëm në lokalin Pelini’s e cili gjendet në Prishtine në lagjen Ulpiana.

Për më shumë detaje mund të njoftoheni përmes faqes zyrtare të Pelini’s.