Ushtria Amerikane i dh uron Shqipërisë 29 automjete shumë përdorimshe ‘Humvee’ (FOTO)

Kanë mbërritur sot në Portin e Durrësit 29 automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee), dhuratë për vendin tonë nga Ushtria Amerikane.

Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se këto automjete “do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n”.

Kjo ndihmë vjen vetëm pak muaj përpara nisjes së stërvitjes së madhe ushtarake, ku rreth 6 mijë ushtarë amerikanë pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

“Njëzet e nëntë Automjete Shumë-Përdorimshme me Lëvizshmëri të Lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n”, njofton Ambasada e SHBA.

FOTO: